About Us

KUSH JEMI
NE

Euro Pixel SHPK është themeluar më 10 nëntor 2010. Në fillimet e saj, Euro Pixel filloi si një agjenci relativisht e vogël, por me vizion të madh. Me një ekip të përkushtuar dhe profesional, kompania ka arritur të ndërtoi marrëdhënie të suksesshme me klientë dhe partnerë të rëndësishëm në vend dhe jashtë tij. Me kalimin e kohës, Euro Pixel ka fituar një reputacion të mirë në industrinë e zhvillimit të aplikacioneve dhe faqeve të internetit dhe në vitet e fundit, Euro Pixel ka shtrirë aktivitetin e saj në tregun ndërkombëtar, duke punuar me klientë dhe partnerë në nivele globale.

Profili i Kompanisë

Katalogu Digjital

Çka ofrojmë?

Euro Pixel është përkushtuar të ofrojë zgjidhje të personalizuara dhe inovative për bizneset që dëshirojnë të përfitojnë nga transformimi digjital. Duke përdorur teknologjitë më moderne dhe një qasje inovative, Euro Pixel ndërton aplikacione të cilësisë së lartë, faqe të internetit dhe platforma e-commerce që i japin biznesit tuaj një avantazh konkurues.

Kush janë partnerët tanë

Euro Pixel gëzon partneritet të suksesshme me klientët e saj të njohur si Procredit Bank Kosovo, GIZ, GFA Consulting Group, dhe shumë të tjerë. Kjo vërteton reputacionin tonë për cilësi të shkëlqyeshme dhe aftësi inovative. Bashkëpunimi ynë me klientët është i bazuar në dëgjimin e kujdesshëm të nevojave të tyre dhe në krijimin e zgjidhjeve afatgjata për të ndihmuar në zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit të tyre.

Si punojmë me klientët?

Jemi të përkushtuar të ofrojmë cilësi të lartë në të gjitha projektet që ndërtojmë. Për ne, cilësia nuk është vetëm një objektiv, por një sfidë që kërkon përkushtim të vazhdueshëm dhe përmirësim të proceseve të punës. Ne dëgjojmë me kujdes nevojat e biznesit dhe i vlerësojmë me saktësi duke i përshtatur me sfidat digjitale të sotme. Përmes bashkëpunimit dhe komunikimit të ngushtë me klientët, krijojmë zgjidhje që ndihmojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit të tyre. Ne mbështesim klientët në gjithë procesin, duke siguruar cilësi të shkëlqyeshme, kursim të kohës dhe përfitime afatgjate.

Vlerat dhe qëllimet tona janë të pafundme

Euro Pixel ka vlera të rëndësishme si kreativiteti, cilësia, bashkëpunimi, krijimtaria dhe më e rëndësishmja është atmosfera e brendshmë kolegiale që reflekton edhe te klientët. Ne synojmë të jemi partner besnik që t’i ndihmojmë bizneset të përmirësojnë prezantimin e tyre online që sigurisht të ndikojë në suksesin e tyre.

Bashkohuni me ne të ndërtojmë së bashku një prezencë të pashoq digitale.





NE KRIJOJMË

JU BËNI INOVACION.

Scroll to start